SHBA ka pezulluar lëshimin e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave afgane dhe ka ndaluar përkohësisht shqyrtimin e kërkesave për azil, pas sulmit në Uashington ku u vra një anëtare e Gardës Kombëtare dhe një tjetër mbeti në gjendje kritike.
Autoritetet identifikuan afganin Rahmanaullah Lakanwal si autor të dyshuar.
Administrata Trump tha se masat synojnë rritjen e sigurisë dhe njoftoi rishikim të kartave të gjelbra dhe kufizime të reja mbi imigracionin. /mesazhi
