Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, policia vret një person gjatë përpjekjes për ta arrestuar

SHBA, policia vret një person gjatë përpjekjes për ta arrestuar

Policia në shtetin federal Maryland të SHBA-së vrau një të arratisur, i cili në përpjekje për ta arrestuar kishte një thikë, raporton Anadolu.

Departamenti i Policisë së qytetit Frederick tha se një patrullë policie bastisi shtëpinë dhe gjeti të arratisurin i cili kërkohej për shkelje të lirimit me kusht.

Në deklaratë thuhet se policia e ka urdhëruar personin që të hedhë thikën, por ai është nisur në drejtim të njërit prej policëve, pas së cilës dy oficerët tjerë kanë qëlluar me armë dhe e kanë vrarë.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi i emergjencës dhe ka konfirmuar vdekjen e personit.

Prokuroria bëri të ditur se kanë nisur hetimet për incidentin dhe se të tre punonjësit e policisë kishin kamera aktive në uniformat e tyre.

Exit mobile version