Kongresistja palestinezo-amerikane, Rashida Tlaib, ka bërë thirrje për veprime kundër Izraelit pas raportit të Komisionit Hetimor të OKB-së, i cili konfirmoi se ushtria izraelite po kryen gjenocid në Gaza.
“Ndërsa regjimi i aparteidit përshpejton shkatërrimin dhe spastrimin etnik të Gazës, OKB ka konkluduar atë që ne tashmë e dinim: Izraeli, me mbështetje të plotë nga SHBA, po kryen gjenocid në Palestinë,” shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.
“Bojkoti, tërheqja e investimeve, sanksionet. Një embargo armësh është minimumi i domosdoshëm. Liri për Palestinën.” /mesazhi
