Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA shpallin mosnjohjen e referendumit kurd për pavarësi

SHBA shpallin mosnjohjen e referendumit kurd për pavarësi

SHBA-të nuk e njohin referendumin e pavarësisë së Qeverisë së Rajonit të Kurdistanit (KRG), tha të premten Sekretari i Shtetit Tillerson.

 “Shtetet e Bashkuara nuk e njohin referendumin e njëanshëm të qeverisë rajonale të Kurdistanit të mbajtur të hënën. Votimi dhe rezultatet nuk kanë legjitimitet dhe ne vazhdojmë të mbështesim një Irak të bashkuar, federal, demokratik dhe prosperues,” tha Tillerson.

Diplomati më i lartë i SHBA-së gjithashtu kërkoi “qetësi dhe t’i jepet fund akuzave vokale dhe kërcënimeve për veprime reciproke”.

KRG mbajti një referendum të diskutueshëm të pavarësisë të hënën, i cili u kritikua nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Të hënën u mbajt një referendum i paligjshëm ku irakianët në zonat e kontrolluara nga KRG, dhe në një grusht territoresh kontestuese midis Irbilit dhe Bagdadit, duke përfshirë Kirkuk dhe Mosul etnikisht të përzier, votuan nëse do të deklarojnë pavarësinë nga qeveria qendrore e Irakut.

Rezultatet zyrtare paraprake zbuluan se 93 për qind e votuesve mbështetën pavarësinë kurde.

Krahas qeverisë qendrore të Irakut, edhe Turqia, SHBA, BE, Irani dhe OKB janë shprehur kundër referendumit të paligjshëm, duke paralajmëruar se kjo do të zhvendosë vëmendjen nga lufta kundër Daeshit dhe do të destabilizojë më tej rajonin. /tesheshi.com/

Exit mobile version