Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA shtyn vizitën e presidetin Putin në Washington

SHBA shtyn vizitën e presidetin Putin në Washington

SHBA-të kanë shtyrë vizitën e ardhshme në Washington të presidentit rus, Vladimir Putin, deri në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ishte vendosur më herët, Putin këtë vjesht duhej të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, por këshilltari kombëtar i presidentit Trump tha se shtyrja e takimit është për shkak të hetimit të posaçëm në vazhdim në përpjekjen e pretenduar të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe bashkëpunimin e mundshëm të fushatës Trump me këtë përpjekje.

“Presidenti beson se takimi i ardhshëm bilateral me presidentin Putin duhet të ndodhë pasi të përfundojë ‘gjuetia e shtrigave’ ruse, kështu që ne kemi rënë dakord se do të jetë pas vitit të parë”, tha në një deklaratë këshillitari i sigurimit kombëtar, John Bolton.

Trump dhe administrata e tij janë tallur me hetimin e Prokurorit Special, Robert Mueller, si një “gjueti shtrigash”.

Kremlini ende nuk e ka pranuar zyrtarisht ftesën dhe ka qenë shqetësuese nëse Putin do ta bëjë këtë. Ndihmësi i lartë i Kremlinit, Yuri Ushakov, dje tha se ka nevojë për një takim të dytë midis dy udhëheqësve, por shtoi se “ka opcione të tjera” që mund të ndjekin Trump dhe Putin.

Shtëpia e Bardhë javën e kaluar njoftoi se presidenti Trump kishte urdhëruar Bolton-in për të shtyrë ftesën për presidentin Putin mes kritikave të trajtimit të presidentit amerikan të samitit me aleatët e ngushtë të NATO-s dhe të takimit të mëvonshëm me presidentin rus në Helsinki të Finlandës.

Komuniteti i intelegjencës së SHBA-ve në janar të vitit 2017 vendosi se Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhje në një përpjekje për të ulur kandidaten demokratike Hillary Clinton.

Trump u shfaq se mbështeti mohimet e Putin-it për ndonjë rol në këto përpjekje gjatë takimit të tyre para renegimit të komenteve të tij pasi u kthye në Washington.

Putin pranoi në takim se ai favorizoi kandidatin e atëhershëm republikanë, sepse Trump “ishte ai që donte të normalizonte marrëdhëniet me Rusinë”, por në vazhdimësi e mbrojti atë se Kremlini nuk ka marrë pjesë në ndërhyrjen në zgjedhje.

Exit mobile version