Të shtënat me armë shpërthyen brenda një qendre tregtare të njohur në Kansas City, Misuri, duke plagosur gjashtë persona, transmeton Anadolu.
Të shtënat rreth orës 17:45 të mërkurën në Crown Center, thyen xhamat brenda qendrës tregtare. Dy nga të plagosurit u gjetën në një zonë ushqimore në katin e parë.
Policia më vonë mësoi se katër persona të tjerë ishin dërguar në spital me një automjet privat. Zëdhënësi i policisë Rreshteri Jake Becchina, tha se që të gjashtë të plagosurit pritet të mbijetojnë.
Shumica e të plagosurve ishin në fillim të të 20-tave, por policia tha se një nga viktimat ishte të paktën 50 vjeç. Deri më tani nuk dihet nëse disa ose të gjithë të plagosurit ishin të përfshirë në mosmarrëveshje ose nëse ishin kalimtarë rasti.
Dëshmitarët i thanë policisë se të shtënat u paraprinë nga një debat verbal mes dy grupeve që dëmtuan disa biznese brenda qendrës tregtare.
Becchina tha se disa persona u arrestuan për t’u marrë në pyetje në vendin e ngjarjes, por policia ende nuk ka arrestuar asnjë person.