Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA vendos veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që...

SHBA vendos veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Administrata e Biden e gjen veten e vetme në opozitë pasi 13 vende të tjera mbështesin rezolutën ndërsa Britania e Madhe abstenon

SHBA vuri veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm për të ndalur gjakderdhjen e vazhdueshme në Rripin e Gazës, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

Teksti, i cili u bashkësponsorizua nga gati 100 vende anëtare të OKB-së, mori mbështetjen e 13 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Mbretëria e Bashkuar, e cila si SHBA është një anëtare e përhershme e këshillit me të drejtë vetoje, abstenoi.

Projekt-rezoluta u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar, veçanërisht mbrojtjen e civilëve, kërkoi një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që t’i raportojë këshillit për zbatimin e armëpushimit. /mesazhi

Exit mobile version