Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij iranian, Abbas Araghchi, në një bisedë telefonike kanë diskutuar zhvillimet e fundit rajonale, raporton Anadolu.
Sipas burimeve të ministrisë turke, biseda telefonike adresoi përpjekjet për të reduktuar tensionet në dritën e zhvillimeve të fundit.
Më herët, Fidan ka paralajmëruar se një sulm i SHBA-së ndaj Iranit do të ishte i “gabuar”, si dhe kërkoi nga Washingtoni dhe Teherani të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë.
Sot, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Iranit të bëjë një marrëveshje për programin e tij bërthamor ose në të kundërtën “sulmi i ardhshëm do të ishte shumë më i keq”.
Në qershor të vitit 2025, SHBA-ja goditi tre pika bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit.
