Shefi i Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker, ka kritikuar ashpër SHBA-të duke thënë se ia kanë kthyer shpinën aleatëve. Juncker tha se Europa duhet ta zë vendin si lider global, pas vendimit të Donald Trump-për të tërhequr marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Presindeti i BE-së tha se Amerika nuk është më e interesuar që të bashkëpunoj me pjesët e tjera të botës, dhe se po i kthen mbrapsht raportet miqësore në mënyrë mjaft befasuese.
Trump ka shkaktuar mjaft debat me vendimin e tij për tu tërhequr nga marrëveshja me Iranin, vendim i cili është quajtur si “lojë me zjarr”.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin tha se është shumë i shqetësuar se kjo mund të bëhet një situatë akute që nxitë konflikt.
Sidoqoftë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka theksuar se Amerika do të vazhdoj të punoj me të gjithë aleatët që të sigurhet se Irani nuk do të zhvilloj armë nukleare, pavarësisht njoftimit të bërë dje. /MESAZHI/
