Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me komisarin e përgjithshëm të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, transmeton Anadolu.
Takimi u zhvillua në kryeqytetin Ankara, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, duke mos dhënë informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e takimit.
Turqia prej kohësh ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm dhe më të zëshëm të kauzës palestineze dhe ka mbrojtur UNRWA-në nga përpjekjet izraelite për ta diskredituar dhe për t’i ndërprerë financimin, duke u përpjekur në këtë mënyrë të paralizojë punën e saj jetike.
