Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i OKB-së dënon “përshkallëzimin ushtarak”

Shefi i OKB-së dënon “përshkallëzimin ushtarak”

Farhan Haq

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, Farhan Haq, duke kërkuar “përmbajtje maksimale” për të shmangur një “zhytje në një konflikt edhe më të thellë”.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme,” tha Haq në deklaratë.

Ai theksoi se Guterres është veçanërisht i shqetësuar për sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore në Iran, në një kohë kur janë duke u zhvilluar bisedime mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbi statusin e programit bërthamor iranian. /mesazhi

Exit mobile version