Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i OKB-së mirëpret kalimin në fazën e dytë të planit për...

Shefi i OKB-së mirëpret kalimin në fazën e dytë të planit për Gazën

Zyrtari më i lartë i OKB-së të enjten përshëndeti njoftimin e SHBA-së për kalimin në fazën e dytë të planit të armëpushimit në Gaza, duke bërë thirrje për rrjedhë “të papenguar” të ndihmës humanitare, raporton Anadolu.

“Në Gaza, e mirëpres fillimin e fazës së dytë të armëpushimit të shpallur nga SHBA-ja dhe ritheksoj se ndihma humanitare duhet të rrjedhë pa pengesa, ndërsa armëpushimi duhet të zbatohet plotësisht”, tha Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku paraqiti prioritetet e tij për vitin 2026.

Guterres theksoi se “duhet të hapet rruga drejt një procesi të pakthyeshëm për zgjidhjen me dy shtete, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Të mërkurën, i dërguari amerikan Steve Witkoff njoftoi se faza e dytë e marrëveshjes së armëpushimit ka nisur si pjesë e planit 20-pikësh të presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Witkoff tha se faza e dytë do të krijojë një administratë kalimtare teknokratike palestineze, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), dhe do të nisë përpjekjet për rindërtimin e enklavës, ku gati dy vjet luftë shkatërruese e Izraelit kanë lënë pjesën më të madhe të territorit në rrënoja.

Exit mobile version