Ballina Arritje Teknologji Shefi i OpenAI tërheq kërcënimet se do të largohet nga Evropa

Shefi i OpenAI tërheq kërcënimet se do të largohet nga Evropa

Shumë industri kreative akuzojnë kompanitë AI për përdorimin e punëve të artistëve, muzikantëve dhe aktorëve për të trajnuar sistemet të imitojnë punën e tyre.

Shefi i kompanisë pas ChatGPT tha se nuk ka në plan të largohet nga Evropa.

CEO i OpenAI Sam Altman ndryshoi qëndrimin pas kërcënimit që bëri një javë më parë se do të largohej nga vendet e bllokut nëse bëhet e vështirë të operojë në kontinent për shkak të rregulloreve që pritet të miratohen për inteligjencën artificiale.

Rregullorja Evropiane e planifikuar do të ishte e para për AI dhe shefi i teknologjisë e konsideroi një teprim.

Por nuk vonoi të tërhiqej pasi komentet e tij bënë bujë.

“Do të vijojmë të operojmë në Evropë dhe nuk kemi në plan të largohemi,” shkroi ai në Twitter.

Ligji i propozuar mund ti kërkojë kompanive AI të zbulojnë çfarë materialesh me të drejta autori janë përdorur për të trajnuar sistemet e tyre.

Shumë industri kreative akuzojnë kompanitë AI për përdorimin e punëve të artistëve, muzikantëve dhe aktorëve për të trajnuar sistemet të imitojnë punën e tyre.

Por Altman është i shqetësuar se mund të jetë teknikisht e pamundur të operohet brenda kushteve të vendosura nga Akti AI.

Exit mobile version