Ballina Lajmet Kosovë Shefja e BE-së: S’do të ketë mur në Mitrovicë

Shefja e BE-së: S’do të ketë mur në Mitrovicë

Përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova ka thënë dje gjatë një debati që u mbajt në Mitrovicë me temën “Bashkëpunimi ndëretnik – arti dhe kultura”, të të organizuar nga Radio Televizioni Mir dhe ai i Mitrovicës se në këtë qytet nuk do të ketë prapë mur.

Ajo siç raporton Radio Kim ka theksuar se qyteti nuk do të ndahet më me mur sikurse u tentua të bëhej muaj më parë, transmeton Indeksonline.

“Të jeni të sigurt se nuk do të ketë mur për të ndarë pjesën e rinovuar të rrugës dhe urës mbi lumin Ibër. Rndërtimi i urës kryesore mbi lumin Ibër dhe ndërtimi izonës së këmbësorëve në pjesën veriore të qytetit në këtë moment është në procesin e ndërtimit dhe për këtë them se ekzistojnë disa spekulime se atje do të ndërtohet një mur i ri, por që nuk është e vërtetë. Kjo është struktura e vetme që mbron zonën e këmbësorëve dhe nuk do të jetë më e lartë se 40-60 centimetra me lule të bukura dhe gjelbërim me standardet që ju mund t`i shihni në Evropën Perëndimore”, tha Apostolova.

Sipas saj, përfundimi dhe hapja e madhe mund të pritet në muajt e ardhshëm, duke mos specifikuar kohën e saktë se kur do të ndodh një gjë e tillë. Aposolova theksoi se vonesa e deritanishme ishte për shkak të siç tha ajo “ngjarjeve të pakëndshme nga fundi i vitit të kaluar dhe në fillim të këtij vit”.

Exit mobile version