Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shemben dy ndërtesa në Francë, dyshohet për 10 të zhdukur

Shemben dy ndërtesa në Francë, dyshohet për 10 të zhdukur

Një tjetër ndërtesë është shembur në Marsejë të Francës, ku si pasojë e kësaj ngjarje janë plagosur 5 persona dhe 10 të tjerë ndodhen nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm Géral Darmanin ka thënë se shembja shkaktoi përhapjen e një zjarri, duke komplikuar përpjekjet e shpëtimit. Ndër të tjera ai theksoi se autoritetet vlerësojnë se nën rrënoja ishin katër deri në dhjetë persona.

Ndërkohë pesë persona u dërguan në spital me lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetën dhe një person i gjashtë është në shok.

Ndërkaq nuk dihet nëse ndërtesat që u shembën në zonën e Rue de Tivoli kishin probleme strukturore, tha Darmanen. /abcnews

Exit mobile version