Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shembet me eksploziv pjesa e mbetur e urës “Morandi” në Itali

Shembet me eksploziv pjesa e mbetur e urës “Morandi” në Itali

Është shembur përmes eksplozivit në Itali nga autoritetet lokale të Genoas pjesa e mbetur e urës ‘Morandi’, e cila u rrëzua rreth 1 vit më parë.

Banorët e zonës u evakuuan përpara se të rrëzoheshin pjesët e mbetura të urës,e cila përbëhej nga 4500 ton beton dhe çelik.

Rrugët u mbyllën në një rreze prej 300 metrash duke bllokuar qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve.

Në këmbët dhe pjesët e tjera të saj ishte vendosur eksploziv, ndërkohë zjarrfikësit dhe autobotët qëndronin në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e pluhurit.

Ura “Morandi” u shemb një vit më parë duke bërë që të humbnin jetën 43 persona prej të cilëve edhe dy shqiptarë. Kjo tragjedi bëri që të Itali të niste një debat i madh për sigurinë e urave në të gjithë vendin.

Exit mobile version