Ballina Lajmet Kosovë Shënohet viktima e dhjetë në Kosovë me Covid-19

Shënohet viktima e dhjetë në Kosovë me Covid-19

NAPLES, CAMPANIA, ITALY - 2020/03/23: Doctor with masks in the emergency room of the Cotugno hospital for infectious diseases, at the Pre Triage tent for checks and comparison of the data found on Coronavirus infections (COVID-19). (Photo by Salvatore Laporta/KONTROLAB/LightRocket via Getty Images)

Ka ndërruar jetë edhe një pacient në Kosovë i prekur me koronavirus, duke shënuar kështu pacientin e dhjetë që vdes me këtë virus. Klinika Infektive ka njoftuar se një paciente që ishte e hospitalizuar në këtë klinikë, e infektuar me Covid-19 e cila ka ndërruar jetë sot, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ky është njoftimi i Klinikës Infektive:

Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë.

E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.

Exit mobile version