Shërohet nga koronavirusi një 90 vjeçare nga Gjakova

Në Gjakovë është shëruar nga koronavirusi një 90 vjeçare.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj.

“Ne kemi pasë të prekur 16 qytetar me Covid-19, 11 prej tyre janë të shëruar, në mesin e të shëruarëve është edhe një 90 vjeçare”.

“Ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë, dhe 4 pacientët me Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Kolaj.

Exit mobile version