Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sheshel ‘ka blerë shtëpi’ në fshatin ku ka kryer krim lufte

Sheshel ‘ka blerë shtëpi’ në fshatin ku ka kryer krim lufte

Politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, tha të hënën se ka blerë shtëpi në Hërtkovci – fshat i Serbisë pranë kufirit me Kroacinë.

Në këtë vend, sipas gjykimit përfundimtar të Gjykatës së Hagës, Sheshel ka kryer krim lufte në vitin 1992, duke bërë thirrje për përndjekjen e kroatëve lokalë, për çka edhe është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Në një konferencë për gazetarët në Beograd, Sheshel, kryetar i Partisë Radikale Serbe, tha se në shtëpinë e tij në Hërtkovci do të jetë zyra e komitetit lokal të radikalëve.

Organet shtetërore nuk njoftuan zyrtarisht nëse Sheshel ka blerë vërtet pronë në Hërtkovci.

Përfaqësues të Komunës Ruma, ku ndodhet Hërtkovci, i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se në regjistrat zyrtarë aktualisht nuk ka prona nën mbiemrin Sheshel. (REL)

Exit mobile version