Luria shtoi se “nëse rezulton se ky është një problem i përhapur, Apple gjithmonë mund të ndryshojë drejtim. Kjo mund të sjellë disa kosto afatshkurtra, por ndoshta asgjë më shumë.”

Dan Ives, analist i lartë në Wedbush Securities, deklaroi se situata me gërvishtjet është “mbivlerësuar” dhe e quajti iPhone 17 një produkt “fenomenal”. “Përdoruesit janë të kënaqur dhe sipas mendimit tonë ky nuk do të jetë problem,” shtoi Ives.