Ballina Arritje Teknologji Shfletuesi Edge e trajton ribrandimin e Twitter në X një mashtrim

Shfletuesi Edge e trajton ribrandimin e Twitter në X një mashtrim

Me ribrandimin e Twitter, shfletuesi Edge e konsideron X si një mashtrim. Paralajmërimet e sigurisë kërkojnë nga përdoruesit të jenë të kujdesshëm.

Ribrandimi i shpejtë i Twitter në X po shkakton disa probleme. Raportuar nga Bleeping Computer, platforma e medias sociale ka bërë që shfletuesi Microsoft Edge të paralajmërojë përdoruesit sikur të kishte të bënte me një problem sigurie.

Siç duket ka të bëjë me mënyrën sesi Edge dhe shfletuesit e tjerë Chromium reagojnë ndaj ikonave të uebsajteve quajtur favicons.

Me ribrandimin e Twitter, shfletuesi Edge e konsideron X si një mashtrim. Paralajmërimet e sigurisë kërkojnë nga përdoruesit të jenë të kujdesshëm.

“Nëse ky aplikacion uebi përpiqet t’ju mashtrojë duke ju bërë të mendoni se është aplikacion tjetër, ç ‘instalojeni menjëherë,” thotë njoftimi.

Por Bleeping Computer thotë se aplikacionet Progresive të Uebit funksionojnë siç duhet. Paralajmërimi është ndërtuar për të paralajmëruar përdoruesit nëse një uebsajt ndryshon favicon që mund të lërë të kuptohet përmes një ridrejtim të mundshëm tek një uebsajt mashtrues.

Me shumë gjasa problemi i shfaqur është i përkohshëm përpara se të rregullohet. Është një incident i ngjashëm me atë që ndodhi në Indonezi ku X u bllokua për shkak të ligjeve kundër pornografisë dhe kumarit. /PCWorld Albanian

 

Exit mobile version