Ballina Arritje Teknologji Shfletuesi i privatësisë DuckDuckGo sjell një funksionalitet të shumëkërkuar

Shfletuesi i privatësisë DuckDuckGo sjell një funksionalitet të shumëkërkuar

DuckDuckGo thotë se të dhënat sinkronizohen mes pajisjeve Windows, Mac, Android dhe iPhone përfshirë ato që janë importuar nga shfletuesit si Chrome.

DuckDuckGo ka shtuar një funksionalitet të ri “Sync & Backup” për shfletuesin e saj të privatësisë i cili do të ruajë fjalëkalimet, faqeruajtësit, dhe të preferuarat duke i sinkronizuar në të gjitha pajisjet ku e përdorni shfletuesin pa pasur nevojë për një llogari.

Duke i qëndruar linjës dhe pretendimeve të kompanisë se nuk do të grumbullojë të dhënat e përdoruesve, kompania thotë se të dhënat kanë enkriptim fundor dhe nuk ka qasje në të dhënat e përdoruesve.

DuckDuckGo thotë se të dhënat sinkronizohen mes pajisjeve Windows, Mac, Android dhe iPhone përfshirë ato që janë importuar nga shfletuesit si Chrome.

Aktivizimi i funksionalitetit të sinkronizimit bëhet përmes skanimit të një kodi QR në telefon ose vendosur një kod alfanumerik në kompjuter.

Exit mobile version