Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin qytetet në Kinën jugore dhe qendrore

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin qytetet në Kinën jugore dhe qendrore

Reshjet e vazhdueshme të dendura të shiut kanë goditur shumë zona në Kinë, duke bllokuar rrugë dhe shumë qytetarë, raportojnë mediat në Pekin.

Në Weinan, zonë në Kinën Veriperëndimore, një familje me dy fëmijë ka ngecur në makinë për shkak të rrugëve të përmbytura.

Transmetuesi shtetëror CCTV ka publikuar pamje të shpëtimtarëve që mbërrinin në vendngjarje dhe nxirrnin familjen nga automjeti i bllokuar.

Ndërkohë, persona të tjerë të bllokuar në përmbytje në të njëjtën zonë u transferuan në vende të sigurta nga ekipet e shpëtimit.

Exit mobile version