Ballina Arritje Teknologji Shitjet globale të kompjuterëve rriten, Apple udhëheq me rritjen më të madhe

Shitjet globale të kompjuterëve rriten, Apple udhëheq me rritjen më të madhe

Shitjet arritën në 64.9 milionë njësi për periudhën Prill-Qershor  dhe është tre mujori i dytë me radhë që sheh një rritjes pas dy vitesh rënie të vazhdueshme.

Shitjet globale të kompjuterëve personalë u rritën me 3 përqind në tre mujorin e dytë të 2024 ndihmuar edhe nga kërkesa për pajisje AI, me Apple që pati rritjen më të madhe mes prodhuesve të kompjuterëve thotë raporti i IDC.

Shitjet arritën në 64.9 milionë njësi për periudhën Prill-Qershor  dhe është tre mujori i dytë me radhë që sheh një rritjes pas dy vitesh rënie të vazhdueshme.

Sipas IDC-së, shitjet e Apple u rritën me 20.8 përqind në tre mujorin e dytë të 2023, më e madhe mes prodhuesve në mbarë botën ndjekur nga Acer që pati rritje prej 13.7 përqind.

Tregu i kompjuterëve personalë pritet të rikuperohet pas një tërheqjeje që erdhi pas pandemisë së Covid-19.

Dy tre mujorë të njëpasnjëshëm me rritje shoqëruar nga hovi i krijuar prej inteligjencës artificiale, është ajo çfarë tregu ka pasur nevojë.

Megjithatë rezultatet e dobëta në Kinë mund të mbajnë peng tregun sipas IDC-së dhe nëse ky vend përjashtohet nga statistikat, atëherë rritja mes dy tre mujorëve do të kishte qenë më shumë se 5 përqind.

Pjesën më të madhe të tregut e ka grupi Kinez Lenovo me 22.7 përqind ndjekur nga HP me 21.1 përqind dhe Dell me 15.5 përqind.

Exit mobile version