Ballina Sport Futboll Shkëndija luan mirë në Tetovë, Milani kualifikohet

Shkëndija luan mirë në Tetovë, Milani kualifikohet

Milan ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë përballë Shkëndijës së Tetovës.

Ndeshja e dy skuadrave kuq e zi i takoi asaj nga Milano me rezultat minimal 0-1.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe vetëm pas 13 minutave lojë realizuan golin nëpërmjet sulmuesit të talentuar, Curtone.

Me rezultatin minimal 0-1 në të mirë të ‘Rossonerëve’ përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Fillimi i pjesës së dytë i zgjoi nga gjumi vendasit që tentuan barazimin e rezultatit.

Në minutën e 50-të, mesfushori Armend Alimi tentoi të shënoj por Marco Storari largoi topin në rivënie fundore.

Kuqezinjtë nga Tetova provuan deri në fund të shënonin së paku golin e barazimit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Milani edhe pas ndeshjes së dytë shënoi fitore ndaj Shkëndijës, dhe me rezultat të përgjithshëm 7-0 kualifikohet për në Grupet e Ligës së Evropës.

Duhet cekur se stadiumi i Shkupit ishte i stërmbushur me adhurues të futbollit të cilët kishin udhëtuar jo vetëm për ta përkrahur Shkëndijën por edhe për ta parë nga afër një ndeshje të gjigantit AC Milan.

Exit mobile version