Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shkollat në Tajvan po trajnojnë nxënësit për armët

Shkollat në Tajvan po trajnojnë nxënësit për armët

Shkolla e mesme e lartë “San Min” në qytetin jugor të Tajvanit ka krijuar së fundmi një poligon qitjeje me armë. Objekti i ndihmon studentët të mësojnë rreth Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse, koncept i krijuar për të ndihmuar vendin të përgatitet për konflikt.

Mbrojtja Gjithëpërfshirëse ka të bëjë me kombinimin e burimeve civile dhe ushtarake drejt të njëjtit qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare. Kjo përfshin civilët që mësojnë teknikat e ndihmës së parë, studiojnë pajisjet ushtarake, marrin pjesë në stërvitje e mësojnë përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve të zjarrit.

Pologoni i qitjes është i hapur për nxënësit e shkollës së mesme “San Min”, si dhe për studentët e shkollave të tjera sipas kërkesës. Instruktorët ushtarakë janë të pranishëm për të ndihmuar studentët të praktikojnë qitjen me armë.

Kjo mënyrë e mësimit të studentëve mbi mbrojtjen vjen pasi stërvitjet ajrore dhe detare të Kinës kohët e fundit simuluan një rrethim të Tajvanit.

Tajvani nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës, por Partia Komuniste në pushtet e kontinentit thotë se ishulli është i detyruar të bashkohet me Kinën, me forcë nëse është e nevojshme. Pekini ka kërcënuar se do të sulmojë nëse Tajvani shpall pavarësinë formale ose vonon bisedimet për bashkim. /tiranapost

Exit mobile version