Ka shkuar në 34 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë njofton se një 88-vjeçar ndërroi jetë në spitalin infektiv.
Ai ishte asimptomatik dhe humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore, raporton Ora News.
I moshuari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si insuficienca, stadi i katërt, diabet, hipertension dhe anemi grave.