Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shkon në 43 numri i të vrarëve në Gaza

Shkon në 43 numri i të vrarëve në Gaza

Ushtarët izraelitë kanë vrarë 43 palestinezë dhe kanë plagosur me plumba të vërtetë 448 të tjerë në protestat që po zhvillohen në kufirin e Gazës kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza, në protestat në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, janë vrarë 43 palestinezë si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë.

Palestinezët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, ku sot protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds, ndërsa përgatiten për “marshin milionësh” që do të zhvillohet nesër për të protestuar 70 vjetorin e Nakbas.

 

 

Exit mobile version