Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shkrimi i fundit i gazetarit të vrarë sllovak

Shkrimi i fundit i gazetarit të vrarë sllovak

Ky është artikulli i fundit i shkruar nga kolegu Ján Kuciak, çështja e fundit me të cilën ka punuar por që nuk e mbaroi dot pasi u vra së bashku me shoqen e tij, Martina Kušnírová.

Aktuality.sk, në bashkëpunim me qendrën e gazetarisë investigative çeke, Investigace.cz, organizatën e gazetarisë investive Project of Italy dhe konsorciumi ndërkombëtar kanë ndjekur historinë e përfshirjes së personazheve pranë Ndragheta-s në Sllovaki.

Katërmbëdhjet vjet më parë, një italian me emrin Cinnante arriti në qytezën e Michalovce. Një mëngjes u nis me Fiat-in e tij nga fshati i Novosad, rreth 40 kilometra nga Michalovce, ku jetonte me të fejuarën, Lýdia.

Cinnante ishte drejtuar për në Itali dhe së bashku me të udhëtonte një sllovak me emrin Ján, të cilit i kishte premtuar t’i gjente një punë në Itali. Në atë kohë në zonën e Mihalovce, një person në katër ishte i papunë.

Ndërsa po ecnin në rrugën që lidh fshatrat Porostov e Ostrov, në rrethin e Sobrance, vunë re një patrullë policie. Fiat Punto i bardhë me targë italiane menjëherë u kthye mbrapsht. Policët nisën dyshimin, ndaluan makinën dhe e kontrolluan. Në sediljen e prapme gjetën një valixhe druri të zezë me një armë zjarri, 50 plumba dhe një karikator. Ishte një autmatik i prodhimit çekosllovak, model 26 me shënjestër me lazer, por numri i serisë ishte zhdukur. Sipas ekspertëve, valixhja ishte prodhuar enkas për të zënë automatikun.

Cinnante u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe u dënua me dy vjet me kusht. Prokurori e quajti italianin një “sipërmarrës” me aktivitet në “bujqësi”. Pak muaj më pas, policia italiane arrestoi Cinnante-n me akuzën e kontrabandës së armëve për llogari të bosit Guirino Iona.

Iona ishte bosi i klanit të Belvedere di Spinello, një nga grupet e mafias italiane më të fuqishëm ekonomikisht, Ndragheta-s. Një person që autoritetet sllovake e dinin për sipërmarrës bujqësor. Cinnante gjithsesi nuk ishte i vetmi  i lidhur me mafian dhe që ka zgjedhur Sllovakinë si shtëpi të dytë.

Këta persona kanë bërë biznes, kanë fituar miliona, arrijnë të marrin fonde të BE-së, kanë raporte me politikanë të lartë deri në zyrën e Kryeministrit. Ndërkohë në atdhe kanë problem me drejtësinë.

Nën besimin e Ndrangheta-s

Në një kooperativë bujqësore në fshatrat Dvorianka e Parchovany, biznesi i mafiozit Carmine Cinnante takohet me atë të Antonino Vadalà-së. Edhe ai kishte problem me policinë në Itali.

Më 3 shkurt 2003, gjykata e Reggio Calabria duhet të vendoste mbi një tjetër klan të mafias kalabreze.

Ndërmjet të pandehurve ishte Antonino Vadalà, me origjinë nga fshati Bova Marina, në Jug të Calabria-s. Vadalà, kishte fshehur mafiozin Domenico Ventura, i dënuar për vrasjen e tmerrshme të një bande rivale.

Policia italiane kishte përgjime telefonike ndërmjet Antonino Vadalà dhe Francesco Zindato, kreu i klanit. Në vitin 2003 Vadalà lirohet për mungesë provash.

Vadalà nuk shkoi në gjykatë për të dëgjuar vendimin, por gjeti strehim në një shtëpi të Sllovakisë Lindore. Ngriti një koperativë, filloi të ndërtojë, të investojë në energji dhe blerje pronash, duke u bërë një ndër personazhet më të fuqishëm të komunitetit italian në Sllovaki.

Në vitin 2009 u përhap lajmi se një biznesmen italian, një farë Antonino Vadalà, projektonte për të ndërtuar dy fabrika në zonën industriale të Lucenec, për  një shifër prej 70 milionë eurosh.

Edhe pse projekti në fund u anulua, Vadalà u bë një “sipërmarrës energjetik”, sipas fjalëve të ish-ministrit të Ekonomisë së Sllovakisë, Pavol Rusko, tani i akuzuar si urdhëruesi i një vrasje.

Paradoksalisht, Rusko u lidh me Vadalà ndërmjet  këshilltares së parë të Shtetit, Mária Trošková, që punon në kontakt të ngushtë me kryeministritn Robert Fico.  “Punoi për ne tre muaj pastaj shkoi me italianin”, tha Rusko në atë kohë.

Në gushtin e vitit 2011, Vadalà dhe Mária Trošková themeluan Gia Management. Trošková la shoqërinë më pas dhe u bë asistente e parlamentarit Viliam Jasan.  Jasan nuk donte të tregonte se ku e “psonisi” por vetëm thoshte se ia kishte rekomanduar një mik. Por natyrisht nuk tha që miku ishte Antonino Vadalà.

Megjithatë pas një viti, në marsin 2015, Maria Trošková la zyrën e Jasan dhe nisi të punojë për kryeministrin Fico, i cili e emëroi drejtoreshë të zyrës së Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Shtetit. Jasan arriti të merrte dokumente sekrete që vinin nga shërbimet inteligjente në zyrën e kryeministrit. Raportet ndërmjet Jasan dhe Vandalà janë shumë të ngushta.

Politikani i Smer-Sd, partia në pushtet kishte një shoqëri sigurimi privat së bashku me Vadalà dhe kolegët e tij. Ndërkaq, djali i Jasan, Slavomír, ka ende një investim të përbashkët me italianët. Pra në shoqëri sigurie merren njerëz të dënuar për veprimtari mafioze dhe që kanë lidhje me kryeministrin Robert Fico çdo ditë. Dhe të gjithë njerëzit që punojnë me Antonino Vadalà bëjnë karrierë në partinë Smer-Sd. Për shembull,  Monika Corejová, llogaritarja e kalabrezit kandidon për asamblenë rajonale.

Vadalà mbështet fort Smer, sidomos në rrjetet sociale, përkrah Fico përballë miqve të tij italianë, por edhe drejtuesit lokalë të partisë. Kur u formua qeveria e koalicionit, aktualisht në pushtet, Vadalà festoi.

Vadalà dhe miqtë e tij kanë pasur problem me ligjin në Sllovaki, por edhe pse ka pasur disa procedura penale kundër tyre i kanë shpëtuar drejtësisë. Disa herë kërcënuan konkurrentët e tyre duke i dërguar zarfe me plumba dhe shirita funebre, por i shpëtuan drejtësisë për mungesa provash.  U zhvilluan procese pas procesesh për mashtrime dhe pastrim parash me radhë.

Këta njerëz morën gjithashtu shumë të mëdha parash nga taksat si rimbursim TVSH-je. Antonino Vadalà dhe Carmine Cinnante nuk vepruan të vetëm në Sllovaki. Ishin edhe katër familje të tjera kalabreze që kanë ndërmarrje e biznese të rëndësishme, kryesisht bujqësore. Flitet për miliona euro xhirollogari. Në vitet 2015-2016 ata morën 8 milionë euro subvencione për aktivitetet e tyre.

Një nga aktivitetet që Ndragheta vepron jashtë vendit është pastrimi i parave të pista nëpërmjet shoqërive tregtare që zhduken rrugës gjatë aktivitetit. Klani Libri, si ai i Vadalà është një nga më influentët në Reggio Calabria. Paratë kanë ardhur nga Italia cash. Në vitin 2017 emrat e të afërmve të di Antonino Vadalà figuruan me një mandat-arresti për qindra kilogram kokainë të trafikuar në Europë për llogari të Ndragheta-s.

Shënim: Artikulli nuk u arrit të mbarohet pasi autori i tij nuk arriti dot ta mbyllte. Në memorie të Ján Kuciak, kolegut tonë dhe gazetarit të madh

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

Exit mobile version