Ballina Jeta Shmangni konsumimin e akullit në pijet që i porosisni në lokale

Shmangni konsumimin e akullit në pijet që i porosisni në lokale

Konsumimi i akullit prej kafeneve lokaleve të ngjashme mund të bëhet shkak i patologjive të ndryshme.

Në pavionin e sëmundjeve infektive në Qendrën Spitalore Nënë Tereza janë paraqitur 3 raste me hepatit A, ku arsyeja kryesore ka qenë akulli.

“Nga eksperienca klinike veçanërisht me hepatite A në mosha të rritura personalisht kam patur 2- 3 raste të tilla. Indirekt e kam akuzuar akullin si burim të mundshëm apo rrugë të mundshme të transmetimit të mjaft sëmundjeve infektive me natyrë virusale apo bakterore. Themi kështu sepse nuk kam informacion të saktë që akulli prodhohet në kushte optimale, prodhohet me ujin e rrjetit që jo gjithmonë është i sigurtë, apo jo gjithmonë është i pandotur.” deklaroi Pëllumb Pipero, shefi i Shërbimit Infektiv, QSUT, për “Top Channel”.

Shmangni sa më shumë përdorimin e tij dhe sigurohuni që në shtëpinë tuaj, kubat e akullit t’i mundësoni me ujë të pijshëm të kontrolluar.

 

Exit mobile version