Ballina Artikuj Shndërrimet e padukshme te njeriut si dhe kafshët brenda njeriut modern

Shndërrimet e padukshme te njeriut si dhe kafshët brenda njeriut modern

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Në Kur’an përmendet dënimi i një grupi njerëzish nga Beni Israilët, të cilët, për shkak të mëkateve dhe mosbindjes ndaj Allahut, u shndërruan në derra dhe majmunë:

“Thuaj: A t’ju njoftoj për atë që është më i keq se kjo? Ata ndaj të cilëve Allahu është hidhëruar, i ka mallkuar dhe prej tyre ka bërë derra e majmunë, dhe ata që i kanë adhuruar djajtë; ata janë në gjendje më të keqe dhe më të humbur nga rruga e drejtë.”

(Kur’an, El-Maide, ajeti 60)

Shtrohet pyetja: a ka përfunduar procesi i shndërrimit të njerëzve në derra dhe majmunë, apo ka ndodhur vetëm njëherë në histori?

Ekzistojnë teori që ky proces nuk ka ndodhur vetëm njëherë, por vazhdon ende në forma të ndryshme.

Ky parim Kur’anor nuk përmendet me qëllim për të ofenduar dikë, por që të reflektojmë se cilat tipare dhe karakteristika të tyre kanë mbijetuar dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në civilizimin bashkëkohor.

A është e mundur që vetë civilizimi i sotëm është majmunizuar dhe derrëzuar?

Karakteristikat dhe dobësitë e derrit dhe majmunit janë:

Dobësia më e madhe e derrit është se është një kafshë e pangopur, që ha gjithçka dhe është e orientuar vetëm nga toka. Anatomikisht, qafa dhe veshët e tij janë të ndërtuar në atë mënyrë që të shohë vetëm poshtë, drejt tokës dhe jo lart, drejt qiellit. Kjo simbolizon mungesën e komponentit shpirtëror.

Sot, shumë njerëz jetojnë në këtë mënyrë: të fiksuar vetëm pas formës së jashtme dhe pasurisë materiale, duke harruar kur kanë shikuar për herë të fundit drejt qiellit, në menyrë metaforike, drejt diçkaje që është e përjetshme, më e qëndrueshme dhe më e lartë.

Nga ana tjetër, dobësia kryesore e majmunit është imitimi. Majmuni njihet si imitues i sjelljeve të të tjerëve.

Edhe sot, në botën shpirtërore të njerëzve, në sjelljet, besimet dhe në fetë e tyre, shpesh gjithçka bazohet në imitim të brezave të kaluar, me shumë pak origjinalitet dhe autenticitet.

Shumë lutje përsëriten pa kuptim të thellë, pa ndjenjë personale dhe pa përjetim të sinqertë shpirtëror.

Një tjetër tipar i majmunit është se, kur kap diçka, nuk e lëshon lehtë. Po ashtu, shumë njerëz sot nuk dinë të heqin dorë nga funksionet e tyre, dobësitë, veset, ndonjë traumë, fyerje, vendbanimi, shoqëri e keqe apo zakonet e këqija.

Huazuar.

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Exit mobile version