Ballina Sport Futboll Short i pamëshirshëm, Juve-Barça, Bayern-Real

Short i pamëshirshëm, Juve-Barça, Bayern-Real

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pas magjisë që na dhuroi faza paraprake me përmbysjen historike të Barcelonës ndaj PSG-së, por edhe fitores magjike të Monacos kundër Manchester Cityt, faza çerekfinale pritet të dhurojë emocione tjera. Pa dyshim dy sfidat më joshëse të kësaj faze do të jenë Bayern Munich-Real Madrid dhe Juventus-Barcelona. Ndeshjet e para luhen më 11 e 12 prill, kurse ato të kthimit më 18 e 19 prill. Ndërkohë, shorti për gjysmëfinale do të tërhiqet më 21 prill, derisa finalja sivjet do të zhvillohet në Cardiff, të shtunën e 3 qershorit, në stadiumin kombëtar të Uellsit.

Çiftet e çerekfinales
Atletico – Leicester
Borussia Dortumund – Monaco
Bayern Munich – Real Madrid
Juventus – Barcelona

Exit mobile version