Ballina Lajmet Kosovë Shpend Ahmeti në raportim te Hashim Thaçi

Shpend Ahmeti në raportim te Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka filluar takimin e krerët e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë.
Kreu i vendit Hashim Thaçi sapo ka filluar takimin me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, krerët e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Në këtë takim përveç Thaçit, Limajt e Ahmetit po merr pjesë edhe këshilltari i Thaçit, Blerim Shala i cili më herët ka qenë pjesë e ekipit negociator të Kosovës.

Po ashtu në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për dialog me Serbinë.

Ndryshe, sot në ora 16:00 Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Exit mobile version