Ballina Lajmet Shpërthen cisterna, 123 persona të vdekur

Shpërthen cisterna, 123 persona të vdekur

Të paktën 123 persona kanë mbetur të vdekur kur një kamion që transportonte naftë, shpërtheu në flakë pranë qytetit pakistanez të Bahawalpur.

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur për të mbledhur karburantin që po rrjedh nga automjeti i përmbysur. Dhjetëra prej tyre janë duke u trajtuar tashmë në spitale.

Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se cisterna ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe kur u përmbys në mës të një rrugë dytësore.

Disa persona që erdhën afër automjetit pas aksidentit ishin duke pirë duhan, rrëfejnë dëshmitarët.

Mesa duket ata mund të kenë qenë shkaktarët e zjarrit dhe shpërthimit të fuqishëm , raporton televizioni shtetëror i Pakistanit, duke cituar dëshmitarë okularë.

Megjithatë rrugët e vendit janë të pasigurta, me mirëmbajtje të dobët dhe shoferët shpesh herë ecin në mënyrë të pakujdesshme , thonë korrespondentët e BBC-së.

Helikopterët e ushtrisë u dërguan për të transportuar viktimat në spitale, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze.

Exit mobile version