Një tub me avull shpërtheu në Manhatan të enjten në mëngjes, pasi miliona punëtorë ishin rrugës duke u nisur në punë.
Shpërthimi ndodhi në orën 6:40 në 5’th Avenue në qarkun Flatiron ndërmjet rrugës 21 dhe 22. Ajo është duke u kategorizuar si një incident i shkalles se dyte nga policia e Nju Jorkut.
Një zëdhënës i policise tha për DailyMail.com se nuk kishte lëndime. /MESAZHI/