Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthen vullkani në Malin Merapi në Indonezi, lëshon hirin deri në 1.600...

Shpërthen vullkani në Malin Merapi në Indonezi, lëshon hirin deri në 1.600 metra lartësi

Vullkani më aktiv i Indonezisë shpërtheu të mërkurën në mëngjes, duke hedhur një kolonë hiri vullkanik deri në 1.600 metra mbi majën e malit, sipas zyrtarit të Postës së Vullkanit të Malit Marapi (PGA), transmeton Anadolu.

Shpërthimi herët në mëngjes i Merapit, i vendosur në provincën e Sumatrës Perëndimore, u regjistrua në një sizmogram me një amplitudë maksimale prej 28,6 milimetrash dhe një kohëzgjatje prej rreth 31 sekondash, raportoi agjencia shtetërore Antara News, duke cituar oficerin e PGA-së Ahmad Rifandi në Padang.

“Shpërthimi ishte ende në vazhdim kur u bë raporti,” tha Rifandi.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme në infrastrukturë.

Mali Marapi është aktualisht në statusin e Alarmit ose Nivelit II pasi autoritetet kanë ndaluar publikun, turistët dhe vizitorët të angazhohen në aktivitete brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga qendra e aktivitetit.

Ndërsa autoritetet paralajmëruan gjithashtu për kërcënimin e mundshëm të lavës së ftohtë, veçanërisht për komunitetet që jetojnë përgjatë lumenjve që burojnë nga maja e malit Marapi.

Merapi, me lartësi prej 2.891 m (gati 9.500 ft), ndodhet në ishullin e Sumatrës, ku autoritetet prej kohësh ua kanë ndaluar banorëve dhe turistëve të ecin në këmbë brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga krateri i tij.

Ai është një nga afërsisht 130 vullkanet aktive në Indonezi, i vendosur në Unazën e Zjarrit – një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik në Oqeanin Paqësor.

Exit mobile version