Ballina Lajmet Kosovë Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës

Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës

Një ndërtesë është kapluar nga flakët sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Filip Vishnjiq” në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të evakuojnë më shumë se 20 familje .

Dyshohet se shkaktar i këtij zjarri ka qenë një bombolë e gazit e cila ka eksploduar në njërën prej banesave në katin e dytë.

Exit mobile version