Ballina Lajmet Kosovë Shpërthen zjarri në Shtime, katër të lënduar

Shpërthen zjarri në Shtime, katër të lënduar

Zjarri që ka kapluar lagjen “Pajtimi” në Shtime la të lënduar katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili thotë se viktimat kanë lëndime të lehta.

Ai shton se zjarri i cili ka shpërthyer në afërsi të shtëpive të banimit, paraqet rrezik për banorët.

Ndër të tjera, shuarja e zjarrit po has në probleme, pasi erërat e forta kanë bërë përhapjen më të shpejt të tij.

“Rreth orës 14:00, në lagjen “Pajtimi”në Shtime është paraqitur një zjarr fushor, i cili për shkak të erës së fortë është përhapur me shpejtësi. Zjarri, i cili ndodhet afër shtëpive të banimit, paraqet rrezik. Deri tani është përfshirë një shtëpi e vjetër dhe një veturë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e zjarrfikësve të Shtimes, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit me ndihmën edhe të banorëve të lagjes. Deri në këtë moment është raportuar për katër persona të lënduar. Në zonën e rrezikuar ndodhet edhe një autoambulancë”.

“Policia është në vendin e ngjarjes dhe menaxhmenti i saj është duke i koordinuar aktivitetet me autoritetet komunale”, tha Veseli.

Exit mobile version