Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.
Policia norvegjeze njoftoi se ende nuk dihet shkaku i shpërthimit apo nëse ka persona të përfshirë në incident.
Sipas autoriteteve, policia është në komunikim me ambasadën amerikane dhe deri tani nuk ka raportime për të lënduar.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e shpërthimit pranë përfaqësisë diplomatike të Norvegjisë. /mesazhi
