Ballina Lajmet Kosovë Shpërthim në Hajvali, vdes një person!

Shpërthim në Hajvali, vdes një person!

Një person ka vdekur pas një shpërthimi në Hajvali.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 14:45, ka marrë informacion se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës të një shtëpie ka ndodhur një shpërthim ku ka mbetur i vdekur një 42 vjeçar me inicialet M. G.

Sipas policisë, vdekjen e 42 vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia ka njoftuar edhe se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat, të cilat kanë të bëjnë me këtë rast.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Exit mobile version