Ballina Lajmet Shpërthim në Turqi, 8 të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Shpërthim në Turqi, 8 të vdekur dhe mbi 40 të lënduar

Një bombë makinë ka shpërthyer jashtë një ndërtese të policisë në Cizre, në jug-lindje të Turqisë.

Shpërthimi ka lënë të vdekur tetë policë dhe mbi 45 tjerë të plagosur.

Është ende e paqartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Në Cizre janë zhvilluar orë policore kohëve të fundit, ndërsa një grup i PKK, kanë qenë disa herë në shënjestër të forcave policore.

Exit mobile version