Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthim pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

Shpërthim pranë aeroportit të Kajros, 12 të plagosur

Të paktën 12 vetë janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.

Ata janë shtruar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse lëndimet që kanë marrë janë të lehta apo jo.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti.

Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri.

Sipas dëshmitarëve okularë, zhurma e shpërthimit ishte shurdhuese dhe flakët mund të shiheshin nga një distancë.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë flakët, sipas televizionit shtetëror./oranews

Exit mobile version