Pesë dronë kamikazë janë rrëzuar mbi qytetin Erbil në veri të Irakut, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa në të gjithë qytetin u dëgjuan disa shpërthime, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve Kurdistan24, sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan dhe shkatërruan pesë dronët mbi qytet, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme.
Incidenti i fundit ndodhi një ditë pasi tre dronë kamikazë u interceptuan mbi Erbil mbrëmë.
Që nga shpërthimi i luftës midis Iranit dhe SHBA-së e Izraelit, Teherani ka kryer sulme të përsëritura me raketa dhe dronë ndaj qyteteve veriore irakiane Erbil dhe Sulaymaniyah.
Irani ka shënjestruar kampe që i përkasin grupeve opozitare kurde iraniane, si dhe bazën ushtarake amerikane dhe konsullatën e SHBA-së në Erbil.