Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthime dëgjohen në veri të Izraelit pas lëshimit të raketave nga Irani

Shpërthime dëgjohen në veri të Izraelit pas lëshimit të raketave nga Irani

Shpërthime janë dëgjuar në zonën e qytetit Haifa, në veri të Izraelit, pas lëshimeve të raketave nga Irani, transmeton Anadolu.

Më herët, ushtria izraelite tha se sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në disa zona në të gjithë Izraelin pasi u identifikuan raketa të lëshuara nga Irani drejt vendit.

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit herët sot, të quajtur “Ulërima e Luanit”, si dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi “operacione të mëdha luftarake” në Iran me synimin për “të mbrojtur popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”.

Exit mobile version