Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthime kamikaze në zemër të Damaskut, dhjetëra të vrarë

Shpërthime kamikaze në zemër të Damaskut, dhjetëra të vrarë

Tre shpërthime makinash kanë goditur kryeqytetin sirian Damaskun, duke vrarë rreth 18 persona. Ky është sulmi  më i madh në kryeqytetin sirian që nga muaji mars.

Një nga bombarduesit vetëvrasës hodhi veten në erë në Sheshin Tahrir pranë Bab Touma në Damaskun qendror, pasi u hetua dhe u rrethua nga autoritetet.

Televizioni shtetëror tha se tetë vetë u vranë dhe të paktën dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, por raporte të tjera flasin për  gjithsej 18 të vrarë nga të trija shpërthimet. /MESAZHI/

Exit mobile version