Si pasojë e shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë është rritur në 75 numri i të vdekurve, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar i Shkencave Ligjore ka njoftuar se deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të 75 personave dhe se ende 192 të tjerë llogariten të zhdukur.
Në deklaratë thuhet se shpërthimet e reja të vullkanit sot kanë shkaktuar panik dhe për këtë arsye ka patur pengesa në punën e kërkim-shpëtimit.
Shpërthimet në vullkanin Fuego 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Guatemala City nisën të dielën ndërsa llava e vullkanit ka djegur shtëpitë në fshatin Rodeo. Parashikohet se shumë persona e kanë humbur nga djegia gjatë shpërthimeve.
Si pasojë e shpërthimeve janë lënduar shumë njerëz të cilët kanë marrë trajtime mjekësore ndërsa mbi 3.200 persona janë evakuuar.
Nga shpërthimet vullkanike janë prekur rreth 1.7 milionë persona.
