Ballina Lajmet Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Turqi, 2 të vdekur dhe 73...

Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Turqi, 2 të vdekur dhe 73 të plagosur

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se si pasojë e shpërthimit në fabrikën e fishekzjarreve në provincën Sakarya, deri më tani kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 73 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në vendngjarje janë 85 auto-ambulancë, 2 ambulancë helikopterë dhe 11 ekipe të kërkim-shpëtimit. Kemi dy humbje jete, 73 të plagosur”, shkroi Koca në Twitter.

Guvernatori i provincës, Vali Kaldırım më parë për AA tha se 150-200 persona besohet të kenë qenë brenda fabrikës.

“Sipas informatave që kemi marrë nga pronari i fabrikës brenda ka midis 150 dhe 200 persona, por intervenimi aktualisht është i pamundur pasi shpërthimet vazhdojnë”, tha Kaldırım.

Nga ana tjetër, siç bëhet e ditur, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk janë nisur drejt zonës së fatkeqësisë.

Exit mobile version