Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpëtohen rreth 600 emigrantë në brigjet italiane

Shpëtohen rreth 600 emigrantë në brigjet italiane

Roja bregdetare italiane shpëtoi rreth 600 emigrantë që ndodheshin në një varke peshkimi në Sicili. Operacioni u krye në juglindje të ishullit, në kushte të vështira atmosferike.

Më shumë se 100 prej të shpëtuarve janë nxjerrë tashmë në breg nga një anije e FRONTEX, Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare. Organizata joqeveritare gjermane Sea-Watch vuri në dukje se ka vënë re disa varka me emigrantë në Mesdhe gjatë fundjavës.

Njëra prej tyre mbante 221 persona, të cilët u shpëtuan gjithashtu nga roja bregdetare italiane. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për operacionin specifik të shpëtimit.

Ministria e Brendshme e Italisë, tha se deri më tani kanë mbërritur 32,700 emigrantë krahasuar me rreth 7,900 në periudhën e njejtë në vitin 2022.

Qeveria e koalicionit të ekstremit të djathtë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar për shkak të rritjes së fluksit të migracionit në Mesdhe. /abcnews

Exit mobile version