Pashë disa prej tyre që shkonin nëpër tubime duke ua kujtuar njerëzve një thënie: “Babai i të Dërguarit të Allahut është në zjarr.”
Ndjeva neveri nga mënyra e tyre e zgjatur dhe morali i tyre i ulët.
Më thanë: A mos po kundërshton atë që po themi?
U përgjigja me ironi: Ka edhe një thënie tjetër që thotë: “Ne nuk ndëshkojmë derisa të dërgojmë një të dërguar.”
Prandaj zgjidhni njërën prej të dyjave!
Më i zgjuari i tyre, pas një çasti, tha: Kjo është një ajet, jo thënie profetike!
I thashë: Po, e bëra thënie që të tregoni interes për të, sepse ju rrallëherë e kuptoni Kur’anin.!
——
Shejh Muhamed el-Gazali, (Shqetësimet e një thirrësi, f. 21.)
Hoxhë Vladimir Kera
