Ballina Lajmet Shqipëri, 11 të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID-19

Shqipëri, 11 të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 të vdekur dhe 318 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 56.572, ndërsa numri i të vdekurve në 1.164.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 32.122, ndërkohë rastet aktive me COVID-19 aktualisht janë 23.286.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 296 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 1.508 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 255.197 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Exit mobile version